Fëmija u vdiq nga një komedinë, kompania e mobiljeve do t’u paguajë 46 milionë prindërve

2020-01-07 1

IKEA do t?i paguajë 46 milionë dollarë familjes së fëmijës që vdiq kur një komodinë e prodhuar prej gjigantit suedez të mobiljeve, ra mbi të, duke i zënë frymën.


2-vjecari Jozef Dudek, ndërroi jetë majin e 2017-tës në shtëpinë e tij, në Kaliforni. I njëjti lloj komodine me peshë 32 kilogramë, ishte tërhequr nga tregu një vit përpara për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e saj, që lindën pas vdekjes së tre fëmijëve të tjerë.

Sipas avokatëve, kjo është marrëveshja më e madhe ligjore që arrihet në historinë e SHBA-së për vdekjen aksidentale të një të mituri. Ujdia u përshëndet nga zëdhënësja e IKEA-s.

? Edhe pse asnjë marrëveshje nuk i ndryshon dot ngjarjet tragjike që na kanë sjellë këtu, për hir të kësaj familjeje dhe të gjithë personave të tjerë të përfshirë, jemi mirënjohës që ky proces ligjor, mori zgjidhje?, është shprehur ajo.

Prindërit e vogëlushit, Joleen dhe Craig Dudek, thane se ishin ? të dërrmuar? nga humbja e djalit të tyre.

? Nuk e kishim menduar kurrë që një dy-vjeçar mund të shkaktonte rrëzimin e një komodine 76 centimetra të lartë, e që do të mbytej poshtë saj. Vetëm më vonë mësuam se mobilja ishte e paqëndrueshme, dhe kjo për shkak të dizajnit të saj?, thuhej në deklaratën e tyre.

Çifti shtoi se vendosi t?i shkonte deri në fund çështjes dhe e bëri atë publike, sepse nuk dëshiron që kjo fatkeqësi t?i ndodhë ndonjë familjeje tjetër. 1 milionë dollarë, Joleen dhe Craig do t?ia dhurojnë grupeve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve nga produktet e rrezikshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IKEA#JozefDudek#TopChannel