Ora News - Dy aksidente të rënda u regjistruan brenda pak orësh në rrugët e Beratit

2020-01-07 0

#rtvora #oranews

Një 65 vjeçar ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë. në rastin e dytë, një makinë u përplas me një shtyllë, por drejtuesi i mjetit u largua për të fshehur ngjarjen.

Ditët e para të vitit 2020 vijojnë me trend rritës të aksidenteve ashtu siç u mbyll edhe viti që lamë pas.

Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore,në fshatin Otllak.

Gramoz Zani, dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ku i ka prerë rrugën automjetit me targa AA 973 YJ.

Përplasja ka qenë e fortë e për pasojë burri mori plagë të rënda.

Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve të Repartit të Urgjencës, ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin A.H.

Ndërkohë një i ri tentoi të fshehë një aksident në aksin Uznovë-Poliçan.

Ai është përplasur me makinën e tij luksoze sipas burimeve me një shtyllë.

Menjëherë më pas ka arritur të heqë targat dhe është larguar nga vendngjarja.

Pak më vonë, një karrotrec ka larguar makinën.

Nuk dihet ende se kush ishte drejtuesi i mjetit,ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe largimit të tij nga vendngjarja.

Edhe 2019 u mbyll me disa viktima në rrugë, ku shumica ishin këmbësor.

Ekspertët rendisin si shkaqet kryesore të aksidenteve përveç pakujdesisë së drejtuesve të mjetit, apo këmbësorëve, një tjetër arsye mbeten problematikat në rrugë dhe mungesa e sinjalistikës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-aksidente-te-renda-u-regjistruan-brenda-pak-oresh-ne-rruget-e-beratit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp