Kush e ka parë në skenë, dhe ka ndjerë nga afër kumbimin e zërit të saj teksa përkund këngën shqipe, e ka të lehtë ta kuptojë se çdo të thotë që një artist t?i japë shpirt krijimtarisë... Këmbëzbathur, shpesh me sytë mbyllur, Elina Duni bën të turpërohet fama artificiale e artistëve komercialë. Magjinë skenës, siç rrëfen për kamerën e ?ReporTV? ia shton përkushtimi i saj ndaj folkut shqiptar, ku duket se ka gjetur frymëzimin, më të mirën e vokalit të saj.
?Publiku i huaj e do shumë melosin shqiptar, muzikën shqiptare. Unë i përkthej këngët, tregoj për çfarë flasin. Në Kosovë dhe në Shqipëri ndikimi i tyre është shumë i madh, sepse njerëzit kanë pasur mundësi që ta ndjejnë jazz-in jo vetëm përmes melodive dhe këngëve që njohin, por u është hapur një derë, që t?i dëgjojnë edhe në një dimension tjetër. Ndërsa, tek publiku i huaj është ekzotizmi i këngëve shqiptare që prek, që pastaj gërshetohet me jazz-in. Janë dy qasje të ndryshme, që janë shumë interesante?, rrëfen këngëtarja Elina Duni.
Nuk mund t?i largohet artit misionar, atij të vërtetit që nuk mund të veprojë i shkëputur nga realiteti, ndaj shpesh e shikojmë në ballë të kauzave me rëndësi sociale dhe humanitare.?Që nga viti 2016 të gjitha koncertet që kam bërë kanë qenë për kauza, mbase sepse kam qenë shumë e prekur nga gjithçka që po ndodh në Shqipëri, edhe përveçse promovimit të albumeve, ajo që ka marrë hapin mbi gjërat e tjera kanë qenë protestat me artistë të tjerë, që zëri ynë të dëgjohet përtej muzikës, siç janë kauzat ekologjike, për tërmetin me Eda Zarin, me Shpat Dedën, me Vlashent Satën për sindromën doën etj. Për mua është shumë e rëndësishme që t?u bashkohem disa kauzave në Shqipëri, sepse ka shumë gjëra që shteti është inekzistent. Këtë rol duhet që ta marrin shoqatat, fondacionet edhe artistët për një ndërgjegjësim më të madh, prandaj kam dashur edhe unë të bashkohem me ta?.
Vitin 2019-t e mbylli me një sukses ndërkombëtar, ?Partir? albumi i saj i fundit u vlerësua, si më i miri ndërkombëtar në Belgjik