Radari i policisë rrugore, i quajtur TrueCam, përdoret në vendin tonë prej rreth dy vitesh.
Ky është një radar që kryesisht përdoret në rrugët interurbane, por megjithatë ditët e fundit është përdorur edhe në rrugët e Tiranës?.
Përdorimi i këtij radari në rrugët e qytetit, bëhet kur policia e shikon të arsyeshme që një rrugë është kthyer në një njollë të zezë, ku ashtu si kalimtarët edhe shoferët rrezikohen prej shpejtësisë së lartë.
Pjesa e rrugës nga Vasil Shanto deri tek Pallati me shigjeta. Limiti në këtë rrugë është 40 km/h, por makina që shihni pas meje ishte me 72km/h dhe për këtë arsye policia rrugore do t?i heq lejen e drejtimit.
Në një kohë kur bazat e drejtimit të makinës merren në autoshkollë e po ashtu edhe shembulli sesi një mjet duhet të drejtohet, një instruktor ra preh e shpejtësisë së lartë.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia rrugore me radarët TrueCam, kanë monitoruar disa rrugë kryesore në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier dhe Elbasan. Për këtë arsye u pezulluan 176 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë së lartë, në të pesë qytetet.
E po ashtu, vëmendje po i kushtohet edhe përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve. 13 shoferë u arrestuan, ku 9 prej tyre po e drejtonin mjetin në gjendje të dehur. U hoqën edhe 41 panteta për shkak se shoferët ishin nën efektin e alkoolit.
Kujtojmë viti 2020, nisi me një aksident të rëndë në Tiranë, ku humbën jetën dy këmëbsorë, pasi dy makina u përplasën me njëra tjetër.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Radar#TopChannel