Ora News - Terminali i ri i jugut, Shoqata e Transportit ndërqytetas kërkon lehtësira

2020-01-06 3

#rtvora #oranews

Terminali i ri ndërqytetas për autobusët e jugut ishte parashikuar të hapej në 3 janar, por punimet vijojnë akoma. Përfaqësues të shoqatës së transportit ndërqytetas kërkojnë lehtësira për operatorët e udhëtimit, dhe për udhëtarët, ndërsa qytetarët e konsiderojnë larg terminalin e ri.

Terminali ndërqytetas i jugut nuk do te jete me te rrethrrotullimi i doganës. Qytetarët duhet të shkojnë të mbikalimi i Kamzës për të udhëtuar më pas drejt destinacionit te tyre. Përfaqësues të transportit ndërqytetas e konsiderojnë këtë investim të dobishëm, por më parë kërkojnë nga bashkia disa lehtësime.

"Shpresojmë që të ketë linja direkte qendër -terminal"

Qytetarët thonë se distancë deri tek terminalin e ri do të shtonte koston e udhëtimit.

"Nuk ka një linjë urbane direkte"

"Për ne ishte më mirë këtu"

Ndërsa drejtues të autobusëve shqetësimin e vetëm kanë kthimin e automjeteve te rrethrrotullimi i treshit rreth 1.5 km larg terminalit, duke kërkuar një hyrje të re në autostradë.

"Një autobus duhet të shkojë të rrotullohet tek 3-shi"

Data 3 janar ishte parashikuar që të kryhej tranferimi i operatoreve të udhëtimit në terminalin e ri, por puna në këtë terminal nuk ka mbaruar akoma.

Jashtë kamerave ata deklarojnë se nga bashkia u është kërkuar të zhvendosen te terminali i ri, pavarësisht se punimet nuk kanë mbaruar ende. Ndërsa ende nuk është vendosur një datë e caktuar se kur do të jetë i aksesueshëm prej operatorëve dhe udhëtarëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/terminali-i-ri-i-jugut-shoqata-e-transportit-nderqytetas-kerkon-lehtesira

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp