#rtvora #oranews
Mbi 10 mijë persona e përballuan në çadra stuhinë e pazakontë dhe uljen e temperaturave që përfshiu vendin mbrëmjen e së dielës. Fëmijët ishin ata që e vuajnë më së shumti të ftohtin, ndaj prindërit nuk kursejnë në kritika autoritetet. Ndërkohë shumë familje në bashkitë e prekura nga tërmeti thonë se po hasin vështirësi për të gjetur shtëpi të reja me qira.
Temperaturat që zbritën disa gradë nën zero e bënë më të vështirë jetën për familjet që tërmeti i 26 nëntorit i la në çadra në vend të shtëpive.
Fëmijët ishin ata që e vuajtën më shumë.
Shpëtim ishin vetëm batanijet!
Në Mazhë dhjetëra familje i bënë ballë stuhisë së pazakontë me çadra verore mes të ftohtit dhe mungesës së energjisë elektrike.
Ankohen se vendorët i kanë harruar.
Por megjithatë kushtet e vështira, banorët e zonave rurale në Krujë e Kurbin nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë, pasi thonë se aty mbrojnë pasurinë e një jete.
Por edhe ata që kanë përfituar bonusin e qirasë në Laç e kanë të vështirë të gjejnë një shtëpi.
Pas paralajmërimit se të strehuarit në hotele do të nxirren së shpejti, qiratë janë rritur deri në trefish.
3 983 banesa janë evidentuar të dëmtuara nga tërmeti në qarkun e Lezhës.
Rreth 1 mijë familje kanë aplikuar për bonusin e qirasë, por tashmë po hasin në vështirësi për të gjetur shtëpinë e re.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shume-familje-te-prekura-nga-termeti-perballojne-acarin-ne-cadra-vere
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp