Report TV -Uji i Bekuar/ 6 të rinjtë nga Saranda hidhen me kokë në det për të nxjerrë kryqin

2020-01-06 0

Besimtarët ortodoksë kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar në Sarandë, ku u organizua hedhja e kryqit në ujë.

Ceremonia e drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri, nisi me meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas besimtarët iu drejtuan bregdetit në Shëtitore. Qindra besimtarë si dhe qytetarë ishin të pranishëm për të parë hedhjen e kryqit në ujë. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim fitimin e trofeut. Telemak Papas ishte i riu mes 6 pesonash që arriti të kapte kryqin në ujë.

"Telemak Papas jam, Sa mora kryqin në Sarandë, Për shum vjet urime për çdo kristjan në Shqipëri" tha i riu që kapi kryqin në qytetin e Sarandës.