Në garë për kryqin! Dita e Ujit të Bekuar edhe në Korçë

2020-01-06 6

Temperaturat e ulëta nuk i kanë stepur besimtarët ortodoksë për të kryer ritualin e Ditës së Ujit të Bekuar.


Në Korçë, dhjetëra të rinj sfiduan temperaturat dhe ujin e ftohtë dhe u zhytën në ujë për të nxjerrë kryqin e bekuar. Për besimtarët uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar.

Pas ritualit të celebrimit të meshës për të gjithë besimtarët në Katedralen ?Ngjallja e Krishtit?, qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit tek lulishtja?Vangjush Mio?ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë, i cili u nxor nga i riu Tomas Menkshi.

Në fund qytetarët në simbolikë të kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shatërvanin ku u hodh kryqi në shenjë mbarësie për familjet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UjiiBekuar#Korce#TopChannel

Free Traffic Exchange