Palmat bregdetare janë kthyer në një rrezik për njerëzit dhe automjetet e parkuara buzë rrugëve në Durrës.
Ditën e sotme punonjësit e ndërmarrjes bashkiake të pastrim-gjelbërimit në Durrës kanë bërë prerjen e dy palmave në lagjen nr.4, pranë Kadastrës së Durrësit. Vendimi është marrë pasi dy palmat ishin të dëmtuara në trung dhe rrezikonin sigurinë e këmbësorëve dhe bizneseve aty pranë.
Ndërkohë një ditë më parë një tjetër palmë u këput te sheshi ?Azem Hajdari? si rezultat i erës së fortë, po pa shkaktuar dëme. Ajo ndodhej pranë së njëjtës palmë që në dhjetor u këput dhe plagosi dy këmbësorë. Sipas specialistëve të ndërmarrjes së gjelbërimit Durrës, ndryshe nga dy palmat e prera sot, ato te sheshi ?A. Hajdari? u rrëzuan sepse bizneset aty pranë i kishin zhveshur nga luspat duke e dobësuar trungun dhe qëndrueshmërinë e tyre ndaj kushteve atmosferike.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Palma#Durres#TopChannel