Edhe në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujërave, që përkujton sipas kalendarit ortodoks pagëzimin e Krishtit në ujërat e lumit Jordan .
Simbolika e festës lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit të besimtarëve prej mëkateve. Uji si simbol i purifikimit është në qendër të festës dhe qindra besimtarë kanë ndjekur nga afër meshën e mbajtur në kishën e Lindjes së Krishtit në Gjirokastër dhe më pas hedhjen e kryqit në ujërat e lumit Drin prej nga At Joanit ka dhënë mesazhin e paqes dhe dashurisë për besimtarët.
Thanas Koçi që nxori nga ujërat e lumit kryqin tha se gjesti e afroi më shumë me Zotin. Ceremonia u krye në temperatura shumë të ulëta, ndërsa morën pjesë disa dhjetëra qytetarë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UjiiBekuar#Gjirokaster#TopChannel