Tryezat e festave, si në natën e ndërrimit të viteve por edhe gjatë ditëve të para të janarit kanë të mirat e tyre, por lënë edhe pasoja. Konsumimi i tepërt i alkoolit, ushqimeve jo të freskëta që përdoren për disa ditë rresht kanë sjellë edhe pasoja tek konsumatorët. Çdo vit janë shënuar me dhjetëra raste pacientësh në shërbimin infektiv në QSUT që kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore të specializuar. Por infektivi nuk është i vetmi që pret pacientë pas ditëve festive, sepse raste të shtuara shënohen edhe në shërbimin e djegie-plastikës si pasojë e përdorimit pa kriter të fishekzjarreve, apo edhe në Spitalin e Traumës nga aksidentet automobilistike. Se si ka qenë fluksi i pacientëve në ditët e para të janarit pasi kanë festuar, dhe cilat kanë qenë rastet emergjente, folëm këtë mëngjes me shefen e Shërbimit Infektiv në QSUT Najada Çomo
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel