Report TV - Kremtohet hedhja e kryqit në Gjirokastër, në lum futet vetëm një person

2020-01-06 1

Ceremonia e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lum është ditë feste për të gjithë besimtarët e krishterë, që simbolizon pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan dhe sot është kremtuar edhe në qytetin e Gjirokastrës. Pas meshës së mbajtur në katedralen "Lindja e Krishtit" mjaft prej tyre kanë shkuar në brigjet e lumit Drino për të organizuar ritualin e hedhjes së kryqit në ujërat e tij. At Theodhori ka mbajtur ceremoninë me këtë rast ku dhe është pagëzuar kryqi.

Këtë të fundit e ka marrë nga uji Thanas Koçi besimtar ortodoks i cili u shpreh se u afrua më shumë me Zotit me këtë veprim që bëri.

"Besimi i madh që kam tek Zoti. U afrova me shumë. Faleminderit" është shprehur Thanas Koçi, personi që mori kryqin nga uji.