#rtvora #oranews
Moti i keq ka mbyllur portin e Barit dhe për rrjedhojë dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga Kapitaneria e portit të Barit.
Njoftimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare shqiptare.
Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes te portit te Barit do të ndalohet nisja trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit, pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot të përkeqësuar, erë te fortë e dallgë të larta.
"Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit", informon DPD.
Ndërkohë Kapiteneria e Portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike. Lundrimi pritet të rinisë me datë 7 janar, pas orës 06:00.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ndalohet-sot-nisja-e-trageteve-nga-durresi-ne-bari-dhe-anasjellas
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp