Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës që e dënoi me 1 vit heqje lirie për kallëzim të rremë në çështjen ?Babale?, ish- deputeti demokrat Ervin Salianji, ka akuzuar gjyqtarin e çështjes Artan Gjermeni se ka falsifikuar faktet.
Salianji e cilëson politik vendimin e dhënë ndaj tij, teksa thotë se konkluzionet e vendimit të zbardhur janë të njëjta me ato të organit të akuzës.
?Vendimi i Gjermenit i shkruar nga partia është vendim politik, fjalë për fjalë si pretenca që dha Rama pas publikimit të skandalit Xhafaj. Arsyetimi i vendimit dhe dalja e tij pa ju njoftuar palëve dhe pa u hedhur ne sistem e bën të dyshimtë se si dhe kur është bërë zbardhja e vendimit, vendimi në pjesën hyrëse (22 flete) ka krejtësisht copy/paste konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër është vetëm përsëritje. Për aq kohë sa procedura gjyqësore u bë me gjykim themeli dhe jo me gjykim të shkurtuar, gjykata duhet të kishte rrjedhën e saj të ngjarjeve e jo atë të prokurorisë.?
Salianji publikoi disa dokumente që sipas tij provojnë falsifikimin nga gjykata të aktit të ekspertimit, si dhe procesverbalin e dorëzimit të materialit bruto të audio- përgjimit nga gazetari Jetmir Olldashi. Në 18 dhjetor Gjykata e Tiranës pavarësisht pretencës së prokurorisë që kërkoi konvertim me tre vite shërbim prove për Ervin Salianji, nuk e mori parasysh këtë kërkesë duke e dënuar me 1 vit burg ish-deputetin demokrat.
Për akuzën e kallëzimit të rreme, Fredi Alizoti u dënua me 2 vjet burg, Albert Veliu, i njohur me nofkën ?Babalja? me 3 vjet e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi me 6 muaj burg që do t?i konvertohet me 100 orë punë.