Policia monitoron me radar rruget brenda kryeqytetit

2020-01-06 0

Pak ditë pas aksidentit me vdekjen e dy personave në rrugën e Porcelanit për shkak të shpejtësisë, policia rrugore ka nisur monitorimin me Radarin e ri të sofistikuar ne rrugët e brendshme të kryeqytetit.
Automatikisht ky radar kap çdo mjet që lëviz mbi normën e lejuar e cila është deri në 40 km në orë. Në ndryshim nga radarët e tjerë, kjo pajisje regjistron me video momentin e shkeljes. Bën fotografimin dhe mat shpejtësinë në kohë reale me të cilën udhëton makina.
Pas konstatimit të shkeljes, gjoba e vendosur i dërgohet drejtuesit të mjetit në adresën e banesës. Në të gjithë Shqipërinë janë 4 radarë ?inteligjentë? që monitorojnë rrugët e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.
Gjatë ditëve të fundit policia ka ashpërsuar masat, ndërsa 24 orët e fundit janë pezulluar 176 leje drejtimi në të gjithë vendin vetëm për tejkalim shpejtësie . Ndërkohë në rrugën ?Xhanfize Keko? në kryeqytet, ku ndodhi aksidenti me vdekjen e 2 kalimtarëve mesditën e 2 janarit, ka sërish probleme pasi drejtuesit e mjeteve shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke ndaluar në korsi ku nuk lejohet parkimi.
Mos respektimi i rregullave të qarkullimit për ekspertët rrugorë shkakton jo vetëm trafik të rënduar, por edhe rrezik për aksidente.

Free Traffic Exchange