Salianji akuzon gjykatën: Dënimi im politik, u falsifikuan faktet - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-06 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nje dite pasi gjykata zbardhi vendimin per denimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji ka artikuluar akuza të forta ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni.Sipas salianjit vendimi është politik dhe nuk përmban asnjë provë apo fakt.Vendimi i Gjermenit i shkruar nga partia, është vendim politik, fjalë për fjalë si pretenca që dha Rama pas publikimit të skandalit Xhafaj. Njësoj si dënimet për agjitacion dhe propogandë, gjyqtari i partisë thotë që është dëmtuar reputacioni publik i një krimineli të dënuar dhe që sot po kryen dënimin në Itali apo dëmtimi i reputacionit politik të ish-ministrit të brendshëm ndërkohë që menjëherë pas denoncimit, Agron Xhafaj, shkoi për të vuajtur dënimin. Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen.Sipas Salianjit vendimi i zbardhur përkon me konkluzionet e prokurorisë duke akuzuar gjykatën se ka falsifikuar faktet e kësaj çështje.Tjetër fakt i falsifikuar është ai se në gjykim u provua dijenia e të pandehurve Salianji dhe Olldashi në lidhje me falsifikimin e materialit nga Veliu dhe Alizoti, ndërkohë që gjatë pyetjes në gjykatë vetë dëshmitari i sajuar Alizoti, pranoi që vetëm ai ka qënë në dijeni të këtij fakti deri në datë 01.06.2018,datë që ka bërë dhe denoncimin në polici (pasi ishte përpunuar nga policia). Ky falsifikim është bërë me qëllimin e vetëm për të konsideruar se vepra penale është konsumuar me dashje direkte, si e vetmja mënyrë për tu konsumuar kallëzimi i rremë. Në vendimin e gjykatës përseritet disa herë se motivi për kallëzimin e rremë ka qenë cënimi i reputacionit publik te Geron (Agron) Xhafes. Po si mundet te konsiderohet ?reputacion publik? ai i një të dënuari me vendim të formës së prerë të një gjykate të shtetit italian për trafikim lëndësh narkotike!? Në vendim është falsifikuar fakti në lidhje me aktin e ekspertimit. Në vendim citohet se akti i ekspertimit e rrëzon mundësinë që zeri në audio-pergjim të mund të jetë ai i Geron Agron Xhafës, ndërkohë që vetë akti citon se zëri në audio përgjim është i ngjashëm me atë të Geron Agron Xhafës; Në vendim citohet termi ?kallëzim publik?, term ky i panjohur më parë sepse ato që njihen deri tani janë ?denoncimi publik? dhe ?kallëzimi penal?. Ne këtë rast ka vetëm denoncim publik, por gjyqtari me qëllim ka përdorur termin ?kallëzim publik?.Nje dite me pare u publikua vendimi i zbardhur i gjykatës së Tiranës e cila dënoi me një vit burg ish-deputetin e PD, Ervin Salianji nën akuzën e kallëzimit të rremë ne lidhje me publikimin e pergjimit ku pretendohej se vellai i ish ministrit te Brendshëm Fatmir xhafaj ishte përfshirë në trafik të lendëve narkotike.