#rtvora #oranews
Mungesa e koshave të mbeturinave ka bërë që banorët ti hedhin ato ku të munden. Festa e fundvitit e ka bërë edhe më të rëndë situatën në fshatin Alarup të rrethit të Pogradecit.
Banorët ngrejnë alarmin,duke u shprehur të kërcënuar nga rreziku i përhapjes se sëmundjeve.
Ata thonë se pavarësisht se janë taksapagues të rregullt nuk marrin shërbimin e duhur.
"Paguajmë shumë taksa, jemi të rregullt me pagat e komunës."
Prej kohësh nuk ekzistojnë koshat e mbeturinave, çka detyron ata ti hedhin në periferi të fshatit.
"Shyqyr që ne këto shtëpitë e kemi afër dhe i hedhim këtu."
Situata pranohet edhe nga kryeplaku i fshatit, i cili apelon për zgjidhje të situatës.
Adriatik Hoxhallari: Mbeturinat hidhen këtu sepse nuk ka kosha për plehrat.
Fshati Alarup ndodhet pak kilometra larg Pogradecit, ndërsa vëmendja e instancave përkatëse është pothuajse zero, duke e lënë këtë zonë në mëshirë të fatit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fshati-ne-pogradec-mbytet-nga-mbeturinat
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp