Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar sot demokratët e Kavajës ti bashkohen thirrjes për zgjedhje të reja. Vetëm disa ditë para mitingut të madh në Tiranë, Berisha ka zgjedhur Kavajën për të zgjeruar gjeografinë e aktiviteteve të tilla. Tirana dhe Kavaja tha Berisha janë në krye të përpjekjeve për zgjedhjet e reja në Shqipëri.
Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Për Shqipërinë, për kombin, për të ardhmen, janë zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme. Zgjedhje dhe vetëm zgjedhje të shpëtojmë demokracinë shqiptare nga kthetrat e pushtetarëve kusarë e zuzarë, nga kthetrat e pushtetarëve trafikantë e terrorristë?.
Ne jemi njerëzit e marsit tha më tej Berisha, njerëzit e fitores dhe nuk i meritojmë banditët dhe kusarët. Por pallatet dhe vilat e tyre vijoi ai sa të vijmë në pushtet do t?ua shkatërrojmë me rruspa e bulldozer. Por më e vështirë ka qenë sot puna e truprojave të kryetarit demokrat, të cilëve ju është dashur të shmangin njerëzit e shumtë që zgjasnin duart për ta takuar atë./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego