Në vitin e ri, sektori i turizmit do të përballet me një mungesë edhe më të madhe të stafit profesional. Më së shumti do të mungojnë kuzhinierët dhe kamerierët, paralajmërojnë nga Shoqata Hoteliere e Maqedonisë, HOTAM. Ekspertët e Fakultetit të Turizmit në Ohër besojnë se arsyeja kryesore për këtë situatë, janë pagat e ulëta dhe motivimi i ulët i atyre, që punojnë në sektorin e turizmit. Si rezultat i kësaj, shumë prej tyre, veçanërisht gjatë muajve të verës, shkojnë në punë sezonale kryesisht në Kroaci dhe Mal të Zi.