Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg dy shoferët Etjon Lazri dh" />
Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg dy shoferët Etjon Lazri dh"/>

Ora News - "Nuk mbajtën frenat"! Lihen në burg shoferët e aksidentit me dy viktima

2020-01-06 0

#rtvora #oranews

Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg dy shoferët Etjon Lazri dhe Edmond Murati të cilët u përfshinë në aksidentin e 2 janarit ku humbën jetën dy këmbësorë.

Për shoferin Lazri togat e zeza vendosën "burg pa afat", ndërsa për Muratin verdikti i gjykatës ishte heqje lirie për 30 ditë.

Gjyqtari Sokol Pasho pranoi kërkesën e prokurorit Ervin Karanxha, i cili kërkoi masën shtrënguese për dy shoferët.

Që nga momenti i aksidentit, prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim ekspertizën paraprake të shkaqeve të ngjarjes.

Dy të pandehurit janë marrë në pyetje nga policia lidhur me rrethanat e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit ngjyrë gri Etjon Lazri ka pretenduar se ka tentuar të ndalojë, por në atë moment nuk i kanë mbajtur frenat.

Për këtë arsye është kërkuar dhe një kontroll i imtësishëm i kushteve teknike të dy automjeteve që u përfshinë në aksident.

Ndërsa drejtuesi i automjetit ngjyrë blu, Edmond Murati, para uniformave blu ka deklaruar se përplasja ndodhi shumë shpejt, ndërsa ka pretenduar se ka qenë në korsinë e duhur.

Avokati i Muratit, Lavdosh Shehi, në një prononcim për mediat tha se klienti i tij ka qenë në përputhje me rregullat e qarkullimit rrugor dhe kishte hapur edhe sinjal në momentin e kthimit dhe ndërsa shoferi tjetër ka ardhur me shpejtësi tepër të madhe duke u përplasur me të.

?Do ta apelojmë çështjen?, tha ai.

Nga përplasja e frikshme në 2 janar e dy automjeteve që drejtoheshin nga Murati dhe Lazri humbën jetën dy këmbësorë, Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërsa shoferi i mjetit tip Volkswagen Etjon Lazri ndodhet në spital si pasojë e plagëve të marra nga përplasja

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nuk-mbajten-frenat-neser-masa-dy-shoferet-e-aksidentit-me-dy-viktima

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp