SHBA-ja e vështirëson eksportin e pajisjeve të inteligjencës artificiale

2020-01-06 0

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do ta bëjë më të vështirë eksportimin e softuerëve të inteligjencës artificiale, si pjesë e një përpjekje për të mbajtur atë që konsiderohet si ?teknologjitë sensitive? larg duarve të fuqive rivale si Kina.


Sipas një rregulli të ri që hyn në fuqi të hënën, kompanitë që eksportojnë lloje të caktuara programesh të imazheve gjeo-hapësinore nga Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë licencë për t`i dërguar ato jashtë kufijve. Nga kjo masë përjashtohet Kanadaja.

Rregulli do të hyjë në fuqi vetëm në Shtetet e Bashkuara, por autoritetet amerikane më vonë mund ta paraqesin atë pranë organeve ndërkombëtare si përpjekje për të bindur edhe vendet tjera të miratojnë masa të njëjta. Ka pasur një zhgënjim në rritje nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë lidhur me zvarritjen e procesit të rregullave të reja, që forcojnë kontrollet e eksportit për këto pajisje. Lideri i demokratëve të Senatit, Chuck Schumer, i ka kërkuar Departamentit të Tregtisë të përshpejtojë procesin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel