Mblidhet qeveria teknike në Shkup/ Një ditë më parë u votua me 101 vota pro

2020-01-06 0

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot mbledhjen e parë të rregullt me disa pika në rend dite.


Në këtë mbledhje, te drejtuar nga shefi i ri i qeverisë, Oliver Spasovski, do të shqyrtohet propozimi për emërimin e zëvendësve të kryetarit të ekzekutivit, si dhe ai i krerëve dhe anëtarëve të komisioneve bazë të saj. Qeveria teknike nwië vendin fqinj u votua një ditë më parë në parlament me 101 vota pro dhe asnjë kundër. Ajo do të funksionojë përgjatë 100 ditëve të ardhshme, duke mbuluar periudhën deri në zgjedhjet e parakohshme të caktuara të mbahen në 12 prill.

Në fjalimin e tij në Kuvend, Spasovski, që deri tani ka mbajtur portofolin e ministrit të punëve të brendshme, tha se prioritet kryesor do të ketë pikërisht organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

?Qeveria e re do të vazhdojë kursin e deritanishëm për arritjen e integrimit euroatlantik të vendit. Ndodhemi në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur prej nesh pritet funksionimi i vazhdueshëm të gjitha institucioneve. Është koha kur duhet të organizohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe të kryhen të gjitha detyrimet që dalin nga procesi i anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE?, ka thënë ai.

Në Qeverinë teknike merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja opozitare, e cila do të drejtojë dy ministri, ndërsa do të ketë edhe tre poste zëvendësministrash. Por pavarësisht kësaj, kjo parti u tregua e ashpër në deklaratën e vet të fundit, ku thoshte se ?dje ra Zoran Zaevi, ndërsa në 12 prill, do të bjerë e gjithë kryesia e LSDM-së?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedoniaVeriut#OliveSpasovski#TopChannel