Ikja e mjekëve dhe e personelit tjetër mjekësor nga vendi si dhe rritja e pagave karakterizuan edhe vitin që e lamë pas. Protestat për përmirësimin e kushteve nuk munguan as gjatë 2019-tës. Disa herë të punësuarit në sektorin e Shëndetësisë dolën në rrugë për të kërkuar përmbushjen e premtimeve të Qeverisë. Gjatë nëntorit 2019, ministri kumtoi për rritjen e pagave masë kjo që synon parandalimin e largimit të mjekëve nga vendi. Mjekët specialistë do të marrin paga më të larta për 25%. Pagat e Infermierëve dhe laborantëve shënuan rritje prej 10% ndërsa mjekët e përgjithshëm në Spitalet shtetërore 15%. Në rritje janë përfshirë edhe punëtorët shëndetësor me 5% ndërsa jashtë kësaj rritje mbetën administratorët dhe personeli ndihmës teknik. Infermierët mbetën të pakënaqur ndërsa Sindikalistët e Qendrës Klinike vazhdojnë të kërkojnë që në rritje të përfshihen edhe personeli teknik dhe administrata.