Bllokohen në Kakavijë, gjatë fluksit në hyrje dhe në dalje, 5 automjete të vjedhura, 4 prej tyre luksoze. Policia njofton se nga kontrollet e imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga ana e Policisë Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it prej datës 31 dhjetor 2019 e deri mëngjesin e sotëm, janë bllokuar 5 automjete të vjedhura, dy prej të cilëve janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje. Ndërkohë që janë proceduar penalisht 5 persona, ndërmjet tyre edhe një grek me akuzën e "Trafikimit të mjeteve motorike".