jë ditë pas ngjarjes, Esmerald Xhafa avokati i 67 vjeçarit të arrestuar, Flamur Pallës, ka treguar sipas tij shkakun e aksidentit.
Një i vdekur dhe një i plagosur nga vinçi, arrestohen 2 përgjegjës së firmës që kryente punimet
?Përsa i përket ngjarjes së djeshme ka rezultuar se tek pompa e vijës së betonit (presa) është shkëputur një pjesë e krahut, i cili bën komandimin e presës sipas lartësisë, një pjesë metalike e cila e ka bërë të pamundur kontrollin e krahut të presës që hedh betonin në lidhje me pozicionin pasi si makineri ajo është një makineri që komandohet në distancë,nëpërmjet pultit të komandimit që e përdor manovratori.
Duke u shkëputur kjo pjesë manovratori e ka patur të pamundur që të bëjë komandimin e presës dhe kjo ka sjellë rënien e presës në gjendje të lirë deri në pozicionin që ajo ka ndaluar ku ishte pjesa e shtruar e hekurave që do hidhej betoni. Si rezultat i kësaj ka humbur jetën një punëtor i cili mbante tubin e presës?, tha ai.
Ndërkohë sipas avokatit dy të ndaluarit nuk kanë përgjegjësi për ngjarjen, ai kërkon prokurorisë të bëjë hetime të plota që të mos vihemi përballe faktit të arrestimit të njerëzve pa prova.
?Unë mendoj se këto arrestime janë bërë duke shfrytëzuar ndjeshmërinë, të gjithë jemi koshientë që një person ka humbur jetën, por kurrsesi nuk mund të arrestohet tekniku i kantierit dhe manovratori.
Përgjegjësinë duhet të nxjerrë prokuroria mbasi të dalë dhe një akt ekspertimi në lidhje me vendin e ngjarjes të bëhet dhe ekspertimi i automjetit.
Automjeti ka qenë i koaluduar përsa i përket anës se dokumentacionit ka qenë në dokumentacion të rregullt?, tha ai më tej.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Aksidenti#TopChannel