Ministrat e Jashtëm rajonal takim në Tiranë - (24 Mars 2000)

2020-01-06 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shqipëri, Bullgaria dhe Maqedonia do të mbështesin njëra-tjetrën në konferencën e donatorëve në Bruksel. Keshtu kanë vendosur sot ministri i jashtëm shqiptar Paskal Milo, ajo bullgare Miajllova dhe ministr i jashtëm maqedonas Dimitrov, në takimin e zhvilluar në Tiranë. Do të mbështesim projektet e përbashkëta kanë deklaruar shefat e diplomacisë së tre vendeve, kryesisht atë të korridorit 8.

Ata kanë nënvizuar se pa mbështetjen ekonomike nuk është e mundur të realizohet siguria, stabiliteti dhe demokracia në rajon. Është rënë dakort gjithashtu që pas dy muaj të zhvillohet në Tiranë mbledhja e ministrave të jashtëm të rajonit kryesisht për çështjet e rajonit dhe bashkëpunimit rajonal.

Në takimin e sotëm ministri i jashtëm i maqedonisë ka kërkuar liberalizimin e vizave mes tri vendeve gjë e cila nuk është pranuar paraprakisht nga Bullgaria.

Një vend të rëndësishëm në bisedimet e sotme ka zënë edhe situate në Kosovë dhe në Malin e Zi. Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë kanë rënë dakort që takimi i ardhshëm të mbahet në Shkup./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego