Report TV - Ish-deputeti i PS Arben Ndoka, vëllai dhe 14 të tjerë në gjykatë për pronat në Shëngjin

2020-01-06 1

Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, është marrë i pandehur dhe çështja kundër tij i është përcjellë gjykatës për shqyrtim gjyqësor. Vendimi për marrjen të pandehur të Ndokës dhe dërgimin e çështjes në gjykatë kundër tij është marrë në muajin dhjetor 2019, nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila bashku me ish-deputetit nën akuzë ka vënë dhe 14 persona të tjerë, si të implikuar në skemën e tjetërsimit të pronave në zonën e ?Rranës së hedhun? në Lezhë.

Ndaj 15 të pandehurve të kësaj dosje dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë ngritur akuzën e ?Falsifikimit të dokumentave?, ?Pastrimit të produkteve të veprës penale?, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve?, ?Shpërdorimi i tokës? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?. Mes personave të marë të pandehur për tjetërsimin e pronave në Lezhë është dhe vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, Xhevi Ndoka, motra e tij Mimoza Ndoka, si dhe xhaxhai i tij Gjok Ndoka. Po kështu persona të tjerë që janë vënë nën akuzë dhe shumë shpejt pritet të dalin para gjykatës si të pandehur janë dhe Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe persona të tjerë. Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Arben Ndoka,u ndalua në pasditën e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka. Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj. Në atë kohë u arrestuan 12 persona. Prej tyre 9 ishin zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave. Tashmë procesi kundër ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj dhe personave të tjerë ka mbetur në fazën e dhënies së pretencës nga prokuroria e Lezhës.

Free Traffic Exchange