Duka dhe dukesha e Kembrixhit, Uilliam dhe Kejt, kanë shpallur një çmim global për të luftuar problemet e klimës duke premtuar një dekadë aksion për të riparuar tokën. Pesë fituesit do të marrin çmimin Earthshot çdo vit, nga 2021 deri në 2030.
Çmimi në para, do ti akordohet individëve apo organizatave që do të dalin me zgjidhje për problemet e ambjentit. Princi Uilliam tha se bota përballet me një zgjedhje të vështirë, të vazhdojë të dëmtojë planetin, pa mundësi kthimi prapa, apo të udhëheqë dhe të zgjidhë probleme.
Njoftimi u bë në një video të postuar në median sociale.
Çmimi do ti shkojë vizionarëve që do të japin përgjigje për sfidat e mëdha të kohës sonë. Ai do të prezantohet zyrtarisht më vonë gjatë 2020, një vit ky gjatë të cilit do të mbahet konventa për bio diversitetin në kinë dhe konferenca për ndryshimet e klimës COP26 në Glasgou. Një seri sfidash do të publikohen, me qëllim gjetjen e të paktën 50 zgjidhjeve për problemet më të mëdha të botës, përfshirë ndryshimin e klimës dhe ndotjen e ajrit. Më shumë se 60 organizata dhe ekspertë janë konsultuar për krijimin e këtij çmimi që do të menaxhohet nga fondacioni mbretëror i Dukës dhe dukeshës së Kembrixhit por që mund të bëhet më vonë edhe një organizatë e pavarur. Pallati Kensington tha se çmimi do të mbështetej nga filantropë dhe organizata.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#William#TopChannel