Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
78 ditët të një viti më parë në Kosovë nuk kanë mjaftuar të sjellin paqen atje. Pikërisht sot ditën e përvjetorit të nisjes së luftës mes aleatëve dhe ushtrisë Jugosllave në ish-krahinën e populluar me shumicë shqiptare plagët nuk janë mbyllur ende dhe stabiliteti duket pothuajse i paarritshëm. Sot paradite pritej që në Mitrovicë të ishte sekretari i përgjithshëm i Natos Robertson dhe komandanti i forcave aleate Klark, por vizita e tyre është anulluar për arsye operative. Kjo thekson faktin se Mitrovica nuk është ende e sigurt pas konfrontimeve të shpeshta mes shqiptarëve dhe serbëve. Madje dhe forcat e Natos janë vënë tani në shënjestër.
Rrezikohet që forcat e KFOR-it të mbesin gjithnjë në këtë rajon. Tani që trupat aleate kanë marrë nën kontroll edhe kufijtë e serbisë më Malin e Zi. Frika e ndonjë shpërthimi konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve është akoma evident. Krerët e ushtrisë çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit UÇPMB, kanë deklaruar dje, mjaft më me luftë. Një vendim që është mbështetur edhe nga lideri Kosovar Hashim Thaçi./tvklan.al
Gazetar ? Eduart Frangaj