Nano me krerët e partive shqiptare të Malit të Zi - (24 Mars 2000)

2020-01-06 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kreu socialist Fatos Nano ka takuar sot pasdite në selinë rozë përfaqësues shqiptar të politikës në Malin e Zi. Nano i ka prezantuar atyre idenë më të fundit për krijimin e forumit politikë mbarë shqiptar për stabilitet dhe integrim. Sipas tij kjo nënkupton bashkimin e të gjitha partive politike parlamentare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, për të realizuar hapjen e kufijve në kuadër të paktit të integrimit rajonal, i cili tashmë ka filluar nëpërmjet paktit të stabilitetit.

Politikanët shqiptar të Malit të Zi mirëpritën idenë e krijimittë këtij forumi. Ata propozuan që ai të funksionoj në mënyrë përiodike. Kështu forumi dhe struktura që do të ngrihen parashikohen të mblidhen në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Gjithashtu është hedhur ideja që të gjitha forcat serioze shqiptare të grupohen sipas formatit të paktit të stabilitetit në tre tryeza ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Free Traffic Exchange