Viti 2019 do ta niste sagën e tij të ngjarjeve vetëm një ditë pas ndërrimit të viteve. Pasditen e 2 Janarit, Gazment Musta vret me thikë bashkëshorten e tij 31 vjeçare Gentiana Çaushaj dhe kunatën 18 vjeçe, Milisa Çaushaj. Krimi makabër ndodhi në qytetin e Ballshit, në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit të bashkëshortëve. Autori kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia, e ndërsa shkak i vrasjes u bë një debat mes tyre, pasi Musta nuk lejonte bashkëshorten të shkonte tek prindërit e saj në fshatin Drizar të Mallakstrës. Pas ngjarjes, ai u vetëdorëzua në polici ku pretendoi se ishte ndier i fyer nga bashkëshortja, e ndërsa në sallën e gjyqit qëndroi i heshtur.
57 vrasje, 13 prej të cilave me dashje shkaktuan 63 viktima dhe 10 të plagosur.Ky është bilanci i vrasjeve të ndodhura përgjatë vitit 2019.