Report TV - Ditët e para të 2020, gjallërohen rrugët e Tiranës, flasin qytetarët

2020-01-06 0

E ndërsa data shënon tre janar, në rrugët e Tiranës shohim gjallërim, ndryshe nga dy ditët e para të 2020-ës, ku gjithçka na zinin sytë ishin rrugët e zbrazura e qepenat  e mbyllura të bizneseve.

Në një vëzhgim me kamerat e Report Tv vumë re se pjesa më e madhe e bizneseve i janë rikthyer punës, dhe të rralla ishin dyqanet me qepenat e mbyllura.

Duke shfrytëzuar ditët e pushimit deri më 6 janar, qytetarët kanë zgjedhur që të kalojnë kohë me familjen, duke argëtuar fëmijët pranë sheshit ?Skënderbej?, të cilësuar gjatë muajit dhjetor si ?Fshati i Festave?.

?Ditët pas festave po i kalojmë shumë mirë, jemi pushim, ditën e hënë kthehemi në punë me datë 6.  Atmosfera shumë e mirë, sivjet duken ditë edhe më të bukura, akoma na duket sikur nuk ka mbaruar festa.

Festave po ia kalojmë shumë mirë, u kënaqëm megjithëse hoqëm një trazi të madhe por mbas festave tani po japim një kurajo të madhe dhe ja kaluam shumë mirë, nga hidhërim u kthye në forcë.

Jemi me pushime, edhe nga e hëna e tutje do fillojmë punë?-u shprehën disa prej qytetarëve

Por të shumtë ishin dhe emigrantët që kanë zgjedhur kryeqytetin si destinacionin e festave duke ju gëzuar atmosferës së krijuar, por dhe rrezeve të diellit.

?Ja kaluam shumë mirë, madje festat po mbarojnë dhe se di si do ja bëjmë kur të kthehemi prap në punë, sot kam biletën për tu kthyer në Itali.

Shumë bukur, atmosfera shumë e mirë, ngrohtë, ditë me diell. Punoj jasht shtetit për momentin, por kam ardhur për pushime në Shqipëri?-thanë disa qytetarë

Që në ditët e para të janarit, kafenet e Tianës kanë qenë të mbushura plot, më së shumti gjatë pasditeve ku të rinjtë kalojnë kohë me shoqërinë.