Në Kuvend në këto momentet pritet të nis debati për zgjedhjen e qeverisë teknike pasi gjatë ditës Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit duke i hapur kështu rrugën votimit të kabinetit të ri që do të drejtohet nga kryeministri teknik, Oliveri Spasovski. Qeveria e re pritet të votohet më së voni deri në mesnatë.