Nëse shteti nuk lejon eksportimin e luleve të kanabisit, humbjet e prodhuesve në vend do të jenë së paku 50 milion euro. Ata kanë leje për të prodhuar kanabis, për qëllime mjekësore, por jo edhe për ta shitur atë, përveç në një farmaci, e cila është shumë pak, thonë nga Shoqata Mak Kanabis. Ata kërkojnë që deputetët të miratojnë ndryshime në Ligjin për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope, pasi bizneset e tyre dhe fatet e 740 punonjësve në industri janë në rrezik