Avokati i Popullit dhe Arben Malaj - (23 Mars 2000)

2020-01-06 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky njeri që shihni është Ermir Dobjani. Ai është Avokati i Popullit i cili ka vetë nëvojë për një avokat. Avokati i popullit Dobjani ka filluar nga puna por ende nuk paguhet. Atij i duhen 25 zyra dhe nuk ka asnjë.

Ermir Dobjani:- ?Nëqoftë se mua nuk do më krijohen kushtet e nevojshme brenda një kohe që unë do ta gjykoj të arsyeshme dhe që duhet të jetë e arsyeshme kërkesa ime, pastaj unë do ti drejtohem parlamentit ti jap zgjidhje këtij ptoblemi?.

Ndërsa kryetari i komisionit parlamentar të financave Arben Malaj të cilit i është drejtuar kërkesa e Dobjanit për buxhet pohon.

Arben Malaj:- ?Ne ja kemi përcjell këtë kërkesë qeverisë dhe presim që në një kohë sa më të shpejt ajo të krijojë burimet financiare për funksionimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm. Nëse do të ketë hezitime pastaj ne do të ndjekim rrugën ligjore për ti krijuar burimet financiare institucionit të Avokatit të Popullit?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Free Traffic Exchange