#rtvora #oranews
Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve me dokumente të falsifikuara.
Finalizimi i operacionit ?Neë start? çoi në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve punonjës i skanerit në aeroportin e Rinasit.
Të arrestuarit janë:
Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat. Arrestimi i saj u bë si e dyshuar për veprën penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave?.
R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, në terminalin në varësi të TIA-s. Ky shtetas ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.
Arrestimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit? dhe ?Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave?.
Sipas policisë, "shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/me-dokumenta-italiane-false-drejt-anglise-i-pritet-rruga-ne-rinas-23-vjecares-pranga-punonjesit-te-aeroportit
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp