Festivali i 11-të, në mbrëmjen e dytë risolli në skenën e improvizuar të Bunk?Art1, që u transmetua për telespektatorët përmes valëve të ?ReportTV?, si rrallëherë 7 këngë të tjera nga ngjarja më e zhurmshme artistike e diktaturës. 7 këngë në të cilat arti flet me të vetmen gjuhë, që nuk i rri ngushtë, atë të lirisë, të ndjesive personale, të shpresës e mendimit futurist, që kësaj here erdhën nën prezantimin e Bujar Kapexhiut dhe këngëtares Marsela Çibukaj.
Ndonëse, kjo shprehi faqebardhë u lëvdua fillimisht nga populli, do t?u kthehej kundër artistëve, sapo u ndie zemërimi i diktatorit Enver Hoxha, bashkë më sërën e tij. Këngëtarja Justina Aliaj, befason publikun me përjetimet e 47 viteve më parë. E privuar nga aktrimi e kënga për 18 vjet, vetëm se talenti dhe hijeshia e artistes, kishte verbuar logjikën e diktatorit.