Tiranë/ Shënohen viktimat e para për vitin 2020! Humbin jetën në aksident një burrë dhe një grua

2020-01-06 0

TIRANË- Është shënuar aksidenti i parë me vdekje për vitin 2020. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën ?Xhanfize Keko? rreth orës 15:15, ku për pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës si dhe një grua 72-vjeç H.S banuese në Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy viktimat kanë qenë duke ecur në trotuar ndërsa gruaja ka qenë shumë pranë vijave të bardha, ku më pas janë goditur nga njëra prej makinave të përfshira në aksident. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar i njërës prej makinave. Në aksident janë përshirë një makinë tip 'Golf' ngjyrë blu me targa 'AA 758 YZ' Golf ndërsa makina tjetër është një 'Volkswagen New Beatle' ngjyre gri me targa 'AA 544 SX'. Sipas policisë rreth orës 15:05, në rrugën ?Xhanfize Keko?, pranë firmës ?Aleat?, makina me targë 'AA544 SX', me drejtues Etjon Lazri, është përplasur me makinën me targë AA 758 YZ, me drejtues Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorët. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme, ku njeri prej tyre Etjon Lazri është dërguar ne spital për ndihme mjekësore pasi ka marrë plagë.