Report TV -Këngë dhe valle, emigrantët kthehen për Vitin e Ri dhe gjallërojnë Shishtavecin

2020-01-06 6

Festa e Vitit të Ri ka gjallëruar fshatin e Shishtavecit në Kukës ku ardhja e 2020 është pritur ndryshe. Emigrantët janë kthyer në atdhe për të festuar me familjarët e tyre duke i dhënë më shumë jetë këtij fshati i cili në stinën e dimrit është gjatë gjithë kohës i veshur nga dëbora.

Pamjet që na vijnë nga Shishtaveci i ngjajnë një kartoline festive, të rinjtë që hedhin valle dhe këndojnë këngët tradicionale në qendër të fshatit duke i uruar njëri-tjetrit një vit sa më të mbarë. Gëzimit të emigrantëve i janë bashkuar edhe banorë të fshatit.Qarku i Kukësit ka qenë dhe ndër më të prekurit nga emigrimi i të rinjve drejt vende të Bashkimit Europian duke ulur dhe numrin e popullsisë në këto zona. Por fundi i vitit dhe muaji Gusht është periudha ku emigrantët vendosin të kthehen në Shqipëri tek familjarët e tyre, duke i dhënë dhe një gjallëri të munguar këtyre fshatrave.