Pothuajse dy vite që është ndërtuar, stacioni i transferimit, ku duhej të shtypen mbeturinat e Strugës, është jashtë funksionit. Ndërsa ishte planifikuar që të bëhet zhvendosja e mbeturinave në lokacion tjetër në kontejnerë specialë. Megjithëse për instalimin të tij janë shpenzuar rreth 340,000 euro, mbeturinat akoma po transportohen në deponitë ilegale të qytetit në dalje të Strugës. Aktivistët civilë janë të dëshpëruar nga kjo situatë.