VMRO-DMNE propozon nje tjeter minister te Brendshem

2020-01-06 0

VMRO -DPMNE-ja opozitare do të propozojë një kandidat tjetër për postin e Ministrit teknik të punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare. Emrin e tij lideri i partisë do ta publikojë më vonë gjatë ditës, pasi të konsultohet përmes telefonit me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
?Pikërisht për këtë sot do të propozoj emër të ri, kandidat për njeri të parë të MPB-së. Zaev do të bie dhe së bashku me popullin do t?i kalojmë të gjitha pengesat që na i vendosin ai dhe të tjerët.?
Nga partia në pushtet LSDM thonë se çdo zgjidhje ligjore për ta është e pranueshme.
?Ne besojmë se do të kemi propozim konkret dhe nëse ai propozim është në pajtueshmëri me ligjin dhe me kushtetutën, nuk shohim arsye pse prej nesër të mos kemi qeveri teknike.?
Sipas paralajmërimeve, nesër Kryeministri Zoran Zaev do të dorëhiqet, kurse Presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet t`ia besojë mandatin Oliver Spasovskit, i cili u emërua Kryeministër teknik i Qeverisë kalimtare që duhet t`i organizojë zgjedhjet e 12 Prillit. Parlament, nesër deri në mesnatë pritet ta votojë Qeverinë Teknike.