Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski do të propozojë një emër të ri për kandidat për ministër teknik të brendshëm. Ai nuk e zbuloi emrin, vetëm tha se kandidati i ri nuk është figurë politike dhe se nuk ka kallëzime penale të ngritura kundër tij.