Report TV -Flasin banorët e Thumanës të strehuar në hotel: S'kam mundësi të gjej shtëpi me qira

2020-01-06 0

Mungesa e gjetjes së një shtëpie me qira (që do të subvencionohet nga shteti) detyroi autoritetet lokale dhe qendrore që të shtyjnë vendimin për largimin e banorëve të Thumanës nga hoteli në Shëngjin.

"Nëse na nxjerrin, të shkoj të marr fëmijën dhe të mbytem në det. Nuk kam ku të shkoj, jam vetë i tetë. Nëse nuk mundeni me gjetur ju shtëpinë na tha do ta gjej unë për ju" tha një banore për Report Tv.

"Nuk e di cfarë do të bëhet për ne, burrin e kam invalid, edhe vetë ashtu jam. Kam dy kalamaj, shtëpinë me qira nuk kam mundësi të kërkoj ta gjej, jam në hall, jam me probleme. Ndoshta ka, por unë nuk kam mundësi të dal të kërkoj" tha një tjetër banore.

Një tjetër u shpreh se "Nesër në mëngjes kryetari i bashkisë na ka thënë dilni dhe kërkoni për shtëpi te të afërmit tuaj. Ku të shkoj unë te vëllai? Burrin nuk e kam, kam tre vajza dhe një djalë. Kurohem për diabet, ku ti marr lekët për ilaçet?".