2019-a nxori opozitën në protesta rrugë dhe jashtë parlamentit dhe kushti i vetëm për rikthimin e normalitetit në jetën politike, sipas PD dhe LSI, është largimi i Edi Ramës nga pushteti.
2019-a shënoi zgjedhje të kontestuara vendore, një krizë politike të thellë, një ?JO? nga Brukseli për bisedimet me BE-në dhe një tërmet shkatërrimtar që i mori jetën 51 personave, plagosi e la të pastrehë mijëra të tjerë dhe shembi shtëpitë e shqiptarëve. Gazetari Ardi Pulaj na sjell disa nga ngjarjet që shënjuan 2019-ën.
Nisja e vitit 2019 u shënua me një plan të mirëorganizuar të opozitës, e cila protestë pas proteste, në fund braktisi edhe Kuvendin. Raportimet e mediave se zyrtarë të qeverisë dyshoheshin se bashkëpunuan me bandat kriminale në një skemë të blerjes së votave në zgjedhjet e vitit 2017, nxorën në rrugë opozitën. Pas një klime të tensionuar në janar, në muajin shkurt opozita deklaroi se dorëzonte të gjitha mandatet e deputetëve, duke lënë të vetëm socialistët në sallë.
Pas kësaj nisën protestat, të cilat dita-ditës bëheshin edhe të dhunshme me tubimet para selisë së Kuvendit, ku u përdor masivisht edhe gazi lotsjellës.
Ambasada amerikane theksoi se kjo pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri, qëndrim që u u përsërit edhe nga BE-ja. Megjithatë Lulzim Basha deklaroi se nuk do të pranojë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me bandat e krimit, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarë që nuk paguajnë dot bukën e gojës.
Por vendet në Parlament nuk u lanë bosh. Njëri pas tjetrit, të zgjedhurit e kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, thyhen urdhrin e partive dhe pranuan të hyjnë në Kuvend, duke marrë mandatet e kolegëve që u larguan. Të vetmit që nuk e lanë mandatin ishin Rudina Hajdari, Myslym Murrizi dhe Lefter Koka. Ata morën emërimin, opozita e re, e cila në shumë raste bashkoi votat me mazhorancën, ndërsa kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor.
Protestat u intensifikuan me mbështetësit e PD-së e LSI-së, të udhëhequr tashmë nga ata që do të quheshin eksponentë të opozitës jashtëparlamentare. Protestat në disa raste u përshkallëzuan në akte dhune ndaj institucioneve dhe forcave të rendit, ndërsa këto të fundit u përballën me kritikat se e ekzagjeruan reagimin e tyre, edhe me përdorimin e gazit lotsjellës. Përfaqësues të diplomacisë euro-perëndimore vijuan thirrjet e përsëritura për bashkëpunim dhe kompromis mes palëve, në dobi të integrimit të vendit në BE.
Me një parlament me PS-në dhe deputetët e rinj të thirrur nga listat e partive të atyre që lanë mandatet, vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të planifikuara vendore të 30 qershorit, datë e dekretuar nga Ilir Meta në vjeshtën e 2018-ës. Kreu i shtetit u bë pjesë e luftës politike dhe e zhdekretoi datën 30 qershor, pak para zgjedhjeve, dhe caktoi 13 tetorin, si datë të zhvillimit të ?Lokaleve 2019?. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë prerazi se ?data 30 q...