Report TV -Sapo doli nga burgu për vrasje, atentat për hakmarrje 60 vjeçarit në Patos

2020-01-06 5

PATOS-Dy të rinj tentuan që të vrasin për hakmarrje një person, i cili sapo kishte dalë nga burgu. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano mëson se shënjestra e atentatit ka qenë 60-vjeçari Agron Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në datë 30 dhjetor në fshatin Dukas.

Dy personat, A. G. dhe V. L. të dy nga 34 vjeç që u arrestuan tre ditë pas atentatit qëlluan me armë gjahu për ta vrarë Hoxhën, i cili sapo kishte dalë nga burgu i akuzuar për vrasjen e një të afërmi të tyre në 1990. Ata qëlluan në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk e kapën plumbat.