Supë detox me finok dhe bizele
4 patate të vogla
½ presh
1 finok të vogël
2 thelpinj hudhra
400 gr bizele të ngrirë
500 ml qumësht kokosi
1 gotë ujë
Kripë himalaje
Uthull molle
1 lugë spec i kuq
1 panxhar
Qërojmë patat dhe i presim në kubikë të vegjël, i gatuajmë derisa të zbuten pak. Shtojmë preshin në rrathë të hollë dhe vazhdojmë përzierjen.
Po ashtu presim dhe finokun në feta dhe e shtojmë në tenxhere me përbërësit e tjerë. I lëmë të vazhdojë gatimi për 15 minuta.
Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë atë në pure. Nëse na rezulton supa e trashë atëherë shtojmë pak ujë.
Shtojmë erëzat dhe shërbejmë supën duke e dekoruar sipër me feta panxhari të skuqura apo të pjekura, pak feta të holla finoku dhe pak bizele.