47 vite më pas, arti bashkon në një përqafim muzikor të kaluarën e të tashmen, për t?i rrëfyer publikut në nga ngjarjet më të bujshme të artit në diktaturë. I zhvendosur nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit ku u jetësua në vitin 1972, Festivali i 11-të u rikthye mbrëmjen e djeshme në sallën e BunkArt, përmes ekranit të ?Report tv? për të gjithë telespektatorët. Artisti Bujar Kapexhiu merr si dikur timonin e spektaklit e përpiqet të krijojë po të njëjtën atmosferë, edhe pse dama e artit Edit Luarasi nuk është në krah të tij, Marsela Çibukaj e veshur në fustan të bardh, të njëjtë si i Edi Luarasi dikur, bën që prania e saj të ndihet, përmes kujtesës, mirënjohjes. Nga ana tjetër veshja, skenografia, ndriçimi, madje edhe fjalët kapen dorë për dorë për të ngacmuar të njëjtat përjetime si 47 vite më parë. Por kësaj here emocionet duket se janë më të forta. Festivali i 11-të krahas peshës së viteve mbart dhimbjen e vendimeve të kobshme të Plenumit të Katërt.