Urimet për Vitin E Ri 2020 - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-06 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Atmosfera festive e natës së ndërrimit të viteve është ndjerë kudo në Shqipëri. Edhe pse 2019 ishte një vit i vështirë për shqiptarët, qielli në të gjitha qytetet e vendit u ndriçua nga fishekzjarret. Vlonjatët e pritën ndërrimin e viteve në shesh nën tingujt e koncertit të organizuar nga Bashkia. Atmosfera festive mbizotëroi edhe para Katedrales Ortodokse ne qendër të Korçës. Ndërsa në Berat ashtu si çdo vit qindra qytetarë u bën pjesë e festës në pedonalen e qytetit. Fishekzjarret nuk munguan as në qytetet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Në Durrës fishekzjarret ndriçuan të gjithë qytetin ndonëse atmosfera festive nuk ishte si vitet e kaluara. Fishekzjarre të shumta u hodhën edhe në Lezhë. Ndërsa në Krujë festa ishte më e vakët. Festime u shënuan edhe ne qytetin e Burrelit dhe Fierit ku qytetarët priten ndërrimin e viteve në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.Megjithë kontrollet e shumta të policisë për mjetet e rrezikshme piroteknike, në disa qytete atmosferës festive nuk i munguan kapsollat e fuqishme të hedhura nga qytetarët.

Free Traffic Exchange