TIRANË- 1 janari shënon datën e marrjes nga Shqipëria të Kryesisë së Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.
Lajmin e bëri të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ku u shpreh se pas përfitimeve të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë dhe zhvillimeve demokratike nga bashkëpunimi me OSBE-në që prej viteve 90' e tutje, Shqipëria për një vit me rradhë do të kryesojë Organizatën përgjegjëse për sigurinë nga Vankuveri në Vladivostok. ?Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash.? -theksoi Cakaj në reagimin e tij.
Gjithashtu, ai shtoi se Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese e gjithëpërfshirëse dhe sjellje të përgjegjshme e profesionale.