Merr fund moratoriumi bërthamor/ Kim Jong Un njofton se do të prezantojë armën strategjike

2020-01-06 0

Lideri koreanoverior Kim Jong Un, deklaroi se do ti jepte fund pezullimit të testeve bërthamore dhe të raketave me rreze të gjatë veprimi, që hyri në fuqi gjatë bisedimeve me shtetet e bashkuara. Kim po ashtu tha se vendi i tij, do të prezantonte së shpejti një armë të re strategjike. Por ai la hapur një portë për dialog duke thënë se qëllimi i çdo testimi do të varej nga sjellja e shteteve të bashkuara.


Optimizmi i viteve të shkuara duket se është shuar ndërsa Uashingtoni refuzon të heqë sanksionet deri sa Peniani të braktisë tërësisht programin e tij bërthamor. Koreja e veriut ka kryer disa teste armësh të vogla në fund të 2019, në atë që është parë si një përpjekje për ti bërë presion shteteve të bashkuara që të bëjnë lëshime. Por, moratoriumi i vetëshpallur për testet bërthamore dhe testet e raketave balistike ndërkontinentale, që mund të arrijnë edhe shtetet e bashkuara ka qenë një nga themelet e negociatave me Uashingtonin. Peniani nuk ka kryer teste të tilla që nga 2017. Vendimi i Kim Jong Un erdhi në fund të një takimi katër ditor të liderëve të partisë në Penian, një event jo i zakonshëm për këtë periudhë të vitit.

Pavarësisht vendimi, presidenti amerikan Donald Trump, tha se ai beson që lideri koreanoverior Kim Jong Un, do ti përmbahet angazhimeve të tij për denuklearizimin .

Ne kemi nënshkruar një kontratë për denuklearizimin. Kjo ishte fjala e parë e saj, denuklearizim. Unë mendoj se ai është një njeri që e mban fjalën e tij.

Sidoqoftë, sekretari amerikan i shtetit, mike Pompeo thotë se ShBA është thellësisht e zhgënjyer nga kërcënimi i Penianit por do paqen dhe jo konfrontimin me Korenë e Veriut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#KimJongUn #TopChannel

Free Traffic Exchange